Gorani: Për Gërvallën s’ekziston pikë dallimi brenda zbulimit, etikës së gazetarisë dhe televizionit publik

Gorani: Për Gërvallën s’ekziston pikë dallimi brenda zbulimit, etikës së gazetarisë dhe televizionit publik

Gazetari Dukagjin Gorani ka kritikuar drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, pasi u publikuan audio-incizimet ku dëgjohet duke implikuar AKI-në në lidhje me lajmin e rremë kundër Periskopit dhe Nacionales.

Sipas Goranit, për Gërvallën, shërbimit e zbulimit, rolit dhe etikës profesionale të gazetarisë, dhe televizionit publik, nuk përbëjnë dallim. Ai e quajti këtë “një lufte të pamësirshme politike”.

“Për z Gërvalla nuk ekziston pikë dalimi brenda shërbimit të zbulimit, rolit dhe etikës profesionale të gazetarisë, shërbimit publik, televizionit publik. Per ta është pjesë e një lufte të pamësirshme politike. Kjo ka nis si sulm denigrues ndaj dy mediumeve”, ka thënë Gorani në “Pressing”.

Shpërndaje në: