Gorani: Hamza po i flet votuesit të arsyeshëm, nuk po aktron
Gazetari, Dukagjin Gorani, ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, po e apelon një elektorat të arsyeshëm.
Duke komentuar konventën e PDK-së dhe sloganin “Kosova mundet më mirë”, Gorani tha se Hamza nuk po e aktron askënd pos vetës.
“Unë mendoj që PDK-ja e sidomos Bedri Hma është duke i apeluar elektoratin e arsyeshëm, meqë Hamza nuk ka e aktron ndonjë person të caktuar, ai po e aktron vetën, i tillë çfarë është, i tillë është edhe në realitet. Hamza është një ekspert i administratës dhe shtetin që ai e sheh, e sheh një shtet administrativ, që udhëhiqet prej një administrate të suksesshme që e ka një qëllim krijimin e një rregullatori në shoqëri”, ka thënë Gorani në T7.