Google teston në heshtje pako aplikacionesh me pagesë
Google Play Pass kushton 4.99 dollarë në muaj dhe premton akses në qindra aplikacione e lojëra premium pa reklama, pa blerje brenda aplikacioneve dhe pa tarifa shkarkimesh.
Google prej kohësh ka testuar një abonim në pako aplikacionesh për përdoruesit e aplikacioneve premium për një tarifë mujore.
Google Play Pass, siç edhe pakoja quhet, premton përdoruesve akses të plotë në disa aplikacione.
Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi ekzistencën e një plani të tillë por nuk dha detaje shtesë. Google Play Pass kushton 4.99 dollarë në muaj dhe premton akses në qindra aplikacione e lojëra premium pa reklama, pa blerje brenda aplikacioneve dhe pa tarifa shkarkimesh.
Në testimet e Google janë përfshirë kryesisht tituj lojërash por edhe aplikacione fitnesi dhe muzike. Kjo do të thotë se Google Play Pass është ndryshe nga Apple Arcade, një shërbim lojërash me pagesë që gjigandi i iPhone pritet ta lançojë këtë Vjeshtë.
Shërbimi është ende larg formalizimit nisur nga mungesa e detajeve të lançimit apo nëse do të debutojë një ditë.