Google refuzon të heq aplikacionin e Sauditëve që i lejon burrat t’i gjurmojnë dhe kontrollojnë gratë
Gjiganti teknologjik, Google, ka refuzuar të heq aplikacionin kontravers të qeverisë së Arabisë Saudite që mund të përdoret nga burrat për t’i kontrolluar gratë e tyre gjatë kohës sa ato udhëtojnë.
Absher, është aplikacioni që është krijuar dhe administrohet nga ministria e brendshme e mbretërisë në fjalë, dhe do të jetë i qasshëm për t’u blerë, pavarësisht kritikave të shumta, përkthen Periskopi.
Një investigim i bërë nga Google gjeti se nuk shkilen kushtet e përdorimit të kësaj kompanie.
Apple dhe Google u përballën me kritika gjatë muajit të kaluar kur 14 anëtarë të kongresit amerikan i shkruan letër shefave ekzekutivë të këtyre dy kompanive duke iu kërkuar ta hiqnin atë aplikacion diskriminues.
Ato akuzonin të dyja se po lejonin diskriminimin gjinor – duke i përshkruar të dyja si “bashkëpunëtore në shtypjen e grave të Arabisë Saudite”.
Të dyja kompanitë bënë investigime të brendshme për aplikacionin, që mund të downloadohet edhe në Google Play por edhe në Apples app store.
Ndërsa Google zyrtarisht do të lejojë aplikacionin të qëndrojë, investimi i Apple vazhdon ende. /Periskopi