Google përjashton 48 punëtorë, akuzoheshin për ngacmim seksual

Periskopi.com Tech & Auto

Google ka deklaruar se ka laruar nga puna 48 persona, duke përfshirë këtu edhe 13 menaxherë të lartë, për shkak se akuzoheshin për ngacmime seksuale gjatë dy vjetëve të fundit.

Në një letër dërguar punëtorëve, Drejtori Ekzekutiv Sundar Pichai, ka thënë se gjiganti teknologjik ka ndërmarrë “veprime të ashpra” në lidhje me sjelljet e pahijshme.

Kjo letër vjen si përgjigje ndaj një raporti të publikuar në New York Times, se krijuesi i softuerit të telefonit Android, Andy Rubin, kishte pranuar një pako për dalje prej 90 milionë dollarësh, edhe pse ishte akuzuar për ngacmime seksuale.

Rubin, i cili u largua nga kjo kompani në vitin 2014, ende nuk ka komentuar.

 

Shpërndaje në: