Google paditet për diskriminim gjinor në lidhje me pagat

Google paditet për diskriminim gjinor në lidhje me pagat

Google është duke u përballur me një akuzë të re në lidhje me diskriminimin në baza gjinore sa i përket pagave të punëtorëve të saj.

Padia e cila është dorëzuar ditën e enjte në Gjykatën e Lartë në San Francisko, vjen pas një hetimi federal me ç’rast është gjetur një diskriminim në pagat e 21,000 punëtorëve në selinë qendrore të Google.

Fazat fillestare të hetimit kanë treguar që gratë fitojnë më pak se burrat në pothuajse çdo klasifikim të punëve.

Kjo padi përfaqëson qindra punëtorë të Google në Kalifornia dhe ka për qëllim të rimarr pagat e humbura dhe një pjesë të përfitimeve të Google.

Shpërndaje në: