Google na i shtin ethet në bark: Kompjuteri kuantik kryen detyrën që merr 10 mijë vjet për 200 sekonda

Google na i shtin ethet në bark: Kompjuteri kuantik kryen detyrën që merr 10 mijë vjet për 200 sekonda

Google ka thënë që një kompjuter i avancuar ka arritur “supremaci kuantike” për të parën herë, duke kaluar performancën e zakonshme të pajisjeve të tjera.

Procesori i kuanteve nga gjiganti teknologjik Sycamore e kishte të mundshme ta kryente një detyrë specifike për 200 sekonda [3 minuta e 20 sekonda] që do t’iu merrte superkompjuterëve më të mirë të botës 10 mijë vjet kohë.

Shkencëtarët kanë qenë duke punuar në kompjuterë kuantik me dekada të tëra sepse ata mundësojnë shpejtësi shumë më të madhe.

Rezultatet e këtij testi u paraqitën në gazetën e mirënjohur Nature [Natyra], shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Në kompjuterë klasikë, njësia e informacionit quhet “bit” dhe mund të ketë vlerën ose të 1 ose 0. Por ekuivalenti i tij në sistemin kuantik – qubiti [biti kuantik] – mund të jetë edhe 1 edhe 0 në të njëjtën kohë.

Ky fenomen i çel derën shumë përllogaritjeve që të kryhen menjëhershëm. Por qubitit i vyen të sinkronizohet duke përdorur efektet kuantike të njohura si “entanglement”, të cilat Alber Einstein i kishte quajtur “aksione drithëruese në distancë”.

Megjithatë, shkencëtarët e kanë pasur të vështirë që të ndërtojnë pajisje që punojnë me qubitë të mjaftueshëm për t’i bërë garues me tipet konvencionale të kompjuterëve.

Sycamore ka 54 qubitë, megjithëse njëri prej tyre nuk punonte, kështu që në fakt i bie që ai i kishte 53 qubitë.

Megjithatë, hulumtuesit e IBM-it kontestuan rezultatet e Google: “Ne mendojmë që një simulim ideal i së njëjtës detyrë mund të performohet në sistemin klasik për vetëm 2.5 ditë dhe me precizitet shumë më të lartë,” thanë Edwin Pednault, John Gunnels dhe Jay Gambetta. /Periskopi

Shpërndaje në: