Google mbledh stafin pas urdhrit të Trumpit
Presidenti Trump, refugjatëve sirianë ua ka ndaluar hyrjen deri në ndonjë njoftim të ardhshëm. Ndërsa vizat për shtetasit e gjashtë shteteve, duke përfshirë Iranin, Irakun nuk do të lëshohen për gjatë tre muajve të ardhshëm, transmeton koha.net.
Google ka thënë për BBC se është shumë e shqetësuar rreth këtij urdhri dhe kanë thënë se këto masa mund të bllokojnë talent të mëdhenjtë nga SHBA.
Sipas BBC, urdhri i Trump do të thotë se mijëra qytetarë nga Iraku, Irani, Siria, Yemeni, Sudani, Somalia e Libia nuk do t’u lejohet të fluturojnë drejt SHBA-së, edhe në qoftë se ata kanë “Green Card” (lejen për qëndrim të përhershëm).