Google lëshon komunikatë: Na vjen keq por videot tuaja personale ua dërguam njerëzve tjerë

Google lëshon komunikatë: Na vjen keq por videot tuaja personale ua dërguam njerëzve tjerë

Gjiganti teknologjik Google ka pranuar se iu ka dërguar videot private të njerëzve te njerëz të tjerë të panjohur.

Një gabim teknik bëri që njerëzit të pranonin video personale që nuk ishin të tyret pasi kishin përdorur platformën “Google Photos”.

Për katër ditë gjatë vitit të kaluar, njerëzit që përdornin një pjesë specifike të këtij sajti kanë marrë video personale të njerëzve tjerë, ka pranuar së fundi kompania, përcjell Periskopi nga Independent.

Google iu ka shkruar përdoruesve të afektuar nga ky gabim teknik duke i informuar ata për problemin dhe duke thënë që nuk do të ndodh më.

Ende nuk dihet se sa njerëz mund të jenë afektuar nga kjo çështje ose se sa video kanë rrjedhur gjatë këtij procesi.

Në deklaratën e lëshuar për medie, Google tha se ky problem kishte zgjatur vetëm për disa ditë në muajin nëntor dhe se i vinte keq për problemin. /Periskopi

Shpërndaje në: