Google ia mundëson punëtorëve të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit
Kompania Google Alphabet ka kërkuar nga stafi i saj i Amerikës së Veriut që të punojë nga shtëpia për të zvogëluar përhapjen e mundshme të koronavirusit.
Javën e kaluar gjigandi i teknologjisë dërgoi një memorandum për stafin duke rekomanduar që punonjësit në shtetin Washington të punojnë nga shtëpia, njofton Klan Kosova.
Tani Google ka zgjeruar atë kërkesë për të gjithë punëtorët, që janë afro 100,000 në 11 zyra në SHBA. dhe Kanada.
Një njoftim i tillë nga Google vjen pasi rastet e koronavirusit amerikan janë rritur në gati 1.000.
“Nga një kujdes i shtuar dhe për mbrojtjen e Google Alphabet dhe komunitetit të gjerë, ne tani ju rekomandojmë të punoni nga shtëpia nëse puna e juaj ua lejon,” shkroi Chris Rackow, nënkryetari i Google për sigurinë globale, me një email për punëtorët.
Megjithatë, zyrat do të qëndrojnë të hapura në Amerikën e për ata që punët e tyre ua kërkojnë.