Google i paralajmëron përdoruesit, për ndryshimet e reja
Kjo për shkak të lëshimeve të sigurisë, të zbuluara së fundi në Chrome, transmeton Koha.
Google sot ka lansuar versionin e ri të Chrome-it (78.0.3904.87) për Windows, Mac e Linux.
Ky version rregullon dobësitë e versionit të kaluar, me të cilat sulmuesit mund të merrnin nën kontroll sistemet e prekura.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Infrastukturës (CISA) e SHBA-së ka inkurajuar përdoruesit e administratorët që të marrin përditësimin urgjent të Chromit.