Gomerët e induksionit

Gomerët e induksionit

Dücane Cündioğlu

 

27 dhjetor 2008

Tekemmül etmek (përsosje). Folje që fatkeqësisht e kemi nxjerrur nga turqishtja jonë. Na ka rrjedhur. Kësodore nuk përdoret edhe shpesh.

Përsosja do të thotë përkryerje. Arritje. Mbërritje. Maje. Zenit. Të prekësh majën. Të jesh mrekullisht perfekt, i arrirë, të rrumbullakësosh, t’i mbyllësh vrimat e varkës. Por jo në një çast të vetëm. Jo me një të rënë. Përkundrazi duke rrugëtuar. Në procesion.

Duhet theksuar se moskujdesi ndaj dallorit të hollë mes Tekemmül (përsosjes) dhe tekâmül (hapërimit/befjes/procesimit), indiferenca në veçimin e këtyre dy foljeve, çon në keqpërdorimin e të dyjave.

Përderisa,
Tekemmül etmek do të thotë përsosje, arritje, mbërritje, përkryerje,
Tekâmül etmek do të thotë hapërim/befje, evolucion drejt rrumbullakësimit, me fjalë tjera pakryerje.

Pra përparimi do të thotë pakryerje e vazhdueshme. (Kujdes, e kundërta e përkryerjes pra). Mospërsosje. Mosrrumbullakësim. Çark i pambyllur, por që pret të mbyllet. Këtu procesi akoma vazhdon, s’ka përfunduar. Kurse përsosja shenjon fundin e rrugëtimit. Arritjen e zenitit.

Një  vërejtje këtu: Pakryerja (e së këndejmi pafundësia) më shumë i atribuohet natyrës, asaj që është natyrore. Kurse përsosja më shumë përdoret për mendjen ose veprimeve mendësore.

Por përse është kështu?

Është ngase natyra proceson (pafundësisht), por asnjeherë s’mbërrin. Gjithmonë është deficitare dhe e tillë do mbes.

Në dallim me të vetëdija njerëzore nuk e duron dot pakryerjen. Me shpejtësi do që procesionin e mërritjes, me fjalë tjera, evolucionin, zhvillimin, ndryshimin, paravajtjet drejt përsosmërisë t’i kryej sa më shpejtë. Me patjetër do që procesi të  përmbarojë. Të ketë fund. E detyruar që universin ta koncipojë përbrenda kategorive të saj,  vetëdija tërë kujdesin e saj e atashon kah ky drejtim. Kah tërësia. Kah më e thjeshta. Kah e pandara. Kah  kompletimi e plotnia.
Në terma të Engelsit, kjo është përqasja mundimtare e gomerëve të induksionit që s’arrijnë të krijojnë kurrënjeherë afërsi me të (tërësinë)

Tërësia s’ndeshet mes objekteve në vetëvete. Siç thoshte edhe Kanti, tërësia përkapet falë koncipimit me anë të lëvizjes singulare (në vetëvete) të vetëdijes. Apo thënë më drejt, falë mundësisë së koncipimit. Vetërefleksionit. Çdo tërësi logjike, pashmangshëm rrjedh nga operacionet logjike.

Tërësia e mendjes, është rezultat i sintezës në mendje.

Që do të thotë?

…se njeriu me trup e biles edhe me shpirt, mund të procesojë por kurrënjeherë të mbërrijë.

Pakryerja, pambarimi, e për rrjedhojë papërsosja është fati më thelbësor i njeriut. Njeriu s’mbaron. S’kryhet, e së këndejmi s’pëkryhet. Do të thotë s’rrumbullakësohet.

Posa rrumbullakëson diçka, kalon në rrafshin tjetër. Deri në përjetësi. S’mund të ndalet. Lëvizja është detyra e tij e përhershme.

Ndaj edhe duhet ta rrimarim dhe njëherë në shqyrtim imazhin e  İnsan-ı kâmilit. Njeriut të përsosur. Ta rishqyrtojmë dhe ta riinterpretojmë. Rishmi. Sërish na duhet ta kujtojmë të vërtetën e njeriut.

Dhe këtë jo si një rimarrje që ndjen nevojën e idealizimit të tij, por që hedh dritë mbi papërsosmërinë e tij, mbi madhështinë e ndërtuar mbi të metat e tij.

Njeriu me gjithë të vërtetën e tij në çdo moment përbën një gëlim, një situim. Këtë të vërtetë s’duhet ta harrojmë.

* * *

Në përkthimin që Huneyn b. Ishaku në shek. IX i ka bërë nga greqishtja në surjanisht artikullit في النفس (Për Nefsin/vlimin shpirtëror)  të Aristotelit- artikull ky i shkoqitur nga  libri i shenjtë i Psikologjisë klasike, – Περὶ Ψυχῆς (Lat. De Anima’s) i biri i tij Ishak b. Huneyni  gjen fjalën ἐντελέχεια duke e përdorur pa asnjë ndryshim të të kuptuarit nga greqishtja, vetëmse përskaj saj shton edhe fjalën

يعني: التمام  /tamam/arritje

Po e kundërta e saj?

E pakryera, e pambaruara, e meta, e munguara.
Më pas këtij termi themeltar të flozofisë së Aristotelit, pra entelekya-s i’u gjet edhe një përkim në arabisht.

الكمال, Kemâl, Përsosmëri

Anipse si antipod i këtij termi përdorej emërtimi âfet  (fatkeqësi a shkatërrim), prapëseprapë nga turqishtja osmane për antipod të përsosmërisë  ndeshim emërtimin zevâl (asgjësim, hiçësim). Kjo dyshe emërtimesh (përsosje/asgjësim) përdoret nganjeherë edhe në vend të dyshes hayr-şerr.

Tek Aristoteli përsosmëria kishte kuptimin e formës (suret) dhe aktit (fiil). Kjo ngase përsosmëria ishte emërtimi tjetër për gjënë/formën  e arrirë të (nën)llojeve natyrore. Gjithashtu përdorej edhe tek rastet e tilla si kalimi nga kuvve (potencialiteti) në akt (fiil), apo më saktësisht si antipod i potencialitetit (më së shumti hasej si bilkuvve-bilfiil)

Kalimi nga potencialiteti në akt quhej kemâl-i evvel. Pjekuri, plotni e kompletim në kuptimin e diturisë dhe urtësisë. Kjo përbënte dalzotjen e parë drejt përsosjes. Kompetencë kjo e gëzuar nga singulariteti i llojit. Kompetenca e dytë (kemâl-i sani)  përbënte dalzotësinë në detyra.

E brumosur dhe e përzier me elemente platoniste, përsosja sipas pikëpamjes aristoteliane përbënte divorcin nga materia. Lartësimin. Shenjtërinë. Nevojën për afri me qiellin. Idetë. Të përgjitshmen.
Në pikënisje: të paarritshmen.
Në përfundim: vështirë të arritshmen.
Etikisht: të përsosurën
Por nga çdo prizmë: shpresën.

Por ç’pritet të nxirret nga këto informata teknike?

Ardhjen në shprehje të nocionit aristotelian Përsosmëri në topografinë islame edhe si nocion themeltar i Psikologjisë Klasike dhe i Dijes Eike

Përçapjen e atij që do të duhej të mjaftohej vetëm me përparim e përmirësim të vazhdueshëm (njeriut) jo vetëm kah arritja e mbërritja, por edhe kah absolutizmi i prirjes së tillë, përkatësisht kah kthimi i prirjes në fjalë në një besim të pasueshëm

Determinizmi në fizikë; Totalitarizmi në politikë; Idealizmi në filozofi janë produktet më natyrale të besimit në fjalë. Besim që edhe njeriun apostull të arsyes, edhe njeriun apostull të kënaqsisë i çon fluturimthi drejt skajeve: përsosmërisë së paqenë. Si detyrë.

E përplasja s’do të mbarojë, sepse edhe mëkatarët poaq sa të devotshmit, edhe afetarët poaq sa fetarët na janë absolutizues. Mrekullikërkues.
Vetëm shikoni përreth. Asnjëri nuk honeps të metat tona. Të metat njerëzore. Të metat e kundërshtarit. Secili më Zot se tjetri. Sa grima. Zotëtha që harrojnë se janë prej mishi e eshtrave. Të pagabueshëm, të përsosur, zotëtha pa të meta. Zotëtha të arrirë. Të mbërrimë. Dhe atë çdokund. Pa u zgjedhur, duke u zgjedhur, pasi zgjedhën.

Zotëtha

 

Shpërndaje në: