Goli nga lojtari i verbër i brazilit, i shënuar në Paralimpiadë shpërthen në rrjetet sociale – vleu për medaljen e artë
Futbollisti i verbër brazilian ka shënuar një nga golat më të bukur që mund të shihni.
Brazili ka siguruar medaljen e pestë radhazi të artë në Lojërat Paralimpike, ku loja zhvillohet 5 kundër 5, përcjell Periskopi.
Medalja u sigurua pas një ndeshje me fund dramatik, që i solli brazilit një fitore kundër Argjentinës.
Raimundo Mendes bëri disa driblime të mira në aksionin e fundit, para se të godiste me të jashtmen për të shënuar një super-gol.
Ishte një gol jashtëzakonisht i bukur që i solli Brazilit edhe medaljen e artë në këto lojëra.
Më poshtë mund të shihni golin e brazilianit. /Periskopi/
#Futbol5 | GOL DE BRASIL
Enorme jugada individual y mejor definición de Raimundo Mendes, para que el conjunto brasileño se ponga en ventaja en la Final.
2T – 13′
?? 0-1 ?? #JuegosParalimpicos | #TOKIOenDEPORTV pic.twitter.com/aJn6EsoJXd
— DEPORTV (@canaldeportv) September 4, 2021