Goli në minutat e fundit ia dhuron fitoren e madhe grave të Kosovës në Armeni
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave ka mposhtur Armeninë me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Takimi u luajt në kuadër të Grupit F, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika, Norvegjia, Polonia dhe Shqipëria, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Liridona Syla në minutën e 87-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, ‘Dardanet’ grumbullojnë katër pikë nga po aq ndeshje dhe zënë pozitën e pestë, ndërsa Armenia është në pozitën e fundit me zero pikë. /Periskopi.com/