Goli i pamundur i Roberto Carlosit që u desh të studiohej nga forenzika
E majta e Roberto Carlosit ishte legjendare.
Braziliani është padyshim një prej gjuajtësve më të mirë të ndërprerjeve të të gjitha kohëve dhe si rezultat, ai poashtu është edhe një prej mbrojtësve që ka shënuar më së shumti gola, transmeton Periskopi.
Carlos shënoi 113 gola përgjatë karrierës, shumicën e të cilave i realizoi te Real Madridi mes viteve 1996-2007.
Gjatë kësaj periudhe, ai ishte poashtu pjesë e Kombëtares së Brazilit që fitoi Kupën e Botës më 2002.
Carlos tash është 48-vjecar dhe këtë fundjavë e pamë si mundësi të reflektonim në një prej golave më të jashtëzakonshëm të tij.
Ajo gjuajtja e famshme nga një kënd i pamundur tashmë është parë me raste të panumërta, teksa u realizua në shkurt të vitit 1998.
Erdhi kundër Tenerifes në një ndeshje që Real Madridi e humbi me rezultat 4-3. ‘Los Blancos’ ishin në disavantazh kur, në minutën e 46-të, mbrojtësi i famshëm vrapoi në krah dhe bëri dicka të pashpjegueshme.
Fillimisht, Carlos po vraponte me shpejtësi të plotë dhe topi ishte në kërcim – kështu që ai do të merrte merita qoftë edhe nëse do të mundte vetëm ta mbante në lojë.
Ajo që ndodhi pastaj shokoi të gjithë përfshirë edhe vetë atë dhe një kanal televiziv nga Amerika u desh ta analizonte forenzikisht këndet në mënyrë që ta shpjegonte atë që kishte ndodhur.
Reagimi i tij i flet të gjitha. Si është e mundur? /Periskopi.com/