Goli i paharruar i Adrianos që udhëtoi 40kmh më shpejt se rekordi botëror

Goli i paharruar i Adrianos që udhëtoi 40kmh më shpejt se rekordi botëror

Adriano do të mbahet përgjithmonë në mend si hero folklorik i futbollit.

Derisa braziliani nuk arriti ta përmbushë asnjëherë potencialin e tij, nuk mund ta mohojmë se ai prapë la impakt të pakrahasueshëm në lojën e bukur, transmeton Periskopi.

Dhe nëse do të nxirrnit vetëm një element nga karriera e tij fascinuese, atëherë duhet të ishte fuqia e tij e jashtëzakonshme e goditjes, të cilën e shfrytëzoi për të shënuar disa gola spektakolarë ndër vite.

Në fakt, dinamiti në të majtën e Adrianos ndikoi që ai të merrte një vlerësim të fuqisë së gjuajtjes prej 00 në Pro Evolution Soccer 4, 5 dhe 6.

Dhe ndoshta një prej golave më madhështor të Adrianos erdhi në vitin 2001 kundër Real Madridit.

Për ta bërë situatën edhe më të jashtëzakonshme, kjo ishte ndeshja debutuese e tij për gjigantin italian.

Shikoni më poshtë.

Dhe vetë Adriano reflektoi në këtë gol spektakolar në një intervistë më 2020, duke zbuluar një detaj fascinues.

”Shkova në ‘Bernabeu’ me fanellën e Interit, Reali ishte kundërshtari. Ishte si ëndërr,” pati deklaruar 39-vjeçari.

”Nuk kisha nevojë për asgjë më shumë. U futa në fushë dhe nuk mendova për asgjë, luajta sikur të isha në një fushë me pluhur në Vila Cruzeiro.

”E njoftova të majtën time me botën me atë gjuajtje dënimi. Më thanë se shkoi 168kmh.”

Kjo është shpejtësi serioze kur marrim parasysh rekordin aktual botëror.

Libri i rekordeve ‘Guiness’ potencon se titulli për gjuajtjen më të shpejtë në botë i takon Francisco Javier Galan Marin, goditja e të cilit arriti shpejtësinë 129kmh. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: