Goli i harruar i Leo Messit për të cilin Thierry Henry tha ‘është më i miri që kam parë ndonjëherë’

Goli i harruar i Leo Messit për të cilin Thierry Henry tha ‘është më i miri që kam parë ndonjëherë’

Lionel Messi ka shënuar plot 683 gola gjatë karrierës së tij te Barcelona.

Argjentinasi është një prej golashënuesve më të mirë në histori të futbollit, teksa ka realizuar, të paktën, 30 gola rresht në 13 sezonet e fundit.

Të përzgjedhim golin e tij më të bukur në karrierë është detyrë e pamundur, transmeton Periskopi.

E bën edhe më të vështirë fakti se Messi shënon të gjitha llojet e golave.

Vrapime individuale, gjuajtje të lira, 30-metërsha, momente të brilancës së pastër.

Mirëpo, Thierry Henry është i bindur në golin e tij më të bukur në karrierë.

Francezi mendon se goli i tij më i mirë erdhi kundër Malagas, një që ‘Marca’ e ka cilësuar si moment të harruar të gjenialitetit të Messit.

”Goli më i bukur që e kam parë duke e shënuar ishte kundër Malagas në shtëpi, sepse doli kundër logjikës me atë që bëri,” tha Henry, i cili ishte në fushë me të në këtë ndeshje.

”Top diagonal, e kontrollon me gjoks, vrapon në shpejtësi të plotë. Bie lojtari i parë, i dyti është prapa menjëherë. Ai bën një hap tjetër, kundërshtari tash mund t’ia largojë topin.

”Nëse ai e ka topin me këmbën e majtë këtu, si arrin ta godasësh me të njëjtën këmbë topin në ajër, mes dyve që të sigurohet se kundërshtari nuk do ta prekë – dhe pastaj për pak dështon por e qëllon qoshen e epërme. Kjo nuk është normale.”

Shikoni më poshtë golin për të cilin po flet Henry. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: