Goli i dytë i Patrick Schick kundër Skocisë është thjesht tjetër nivel, e bëri portierin të përplaset për rrjete
Çekia ka shënuar edhe golin e dytë përmes të njëjtit futbollist, Patrick Schick, kundër Skocisë.
Sulmuesi shënoi nga një distancë e jashtëzakonshme, pasi e zuri portierin të dalë nga porta, shkruan Periskopi.
Ai lansoi një goditje absolutisht drithëruese nga distanca, duke qëlluar cakun teksa, në proces, e bëri portierin kundërshtar të përplaset për rrjete.
Shikoni golin më poshtë.