Goli i CR7 nuk i kryen punë Man Unitedit, e pëson nga skuadra shumë më e dobët në Zvicër
Manchester United ka pësuar humbje në udhëtim te Young Boys.
“Djajtë e Kuq” zhvilluan jo paraqitje shumë të mirë, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 2 – 1.
Pas një super asistimi të Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin nga afërsia (13′).
Gjërat për Man United u vështirësuan kur Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te një lojtar i Young Boys (35′).
Edhe pse mendohej që Man United do e dominonte lojën, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak, ashtu nuk doli, ngase skuadra zvicerane ishte superiore në pjesën e dytë.
Young Boys ndërtoi aksione gjatë tërë kohës dhe gjeti golin përmes Nicolas Ngamaleu, që u asistua nga Hefti (66′).
Derisa mendohej se ndeshja do mbyllej me rezultat 1 – 1, në minutat e fundit Jordan Siebatcheu arriti të realizoi pas një gabimi trashanik të Jesse Lingard (90+2).
Kësisoj, Young Boys është lider me tre pikë, derisa Man United renditët në fund pa pikë.