Goli fantazmë i Bayer Leverkusenit është momenti më i shikuar i futbollit në YouTube

Goli fantazmë i Bayer Leverkusenit është momenti më i shikuar i futbollit në YouTube

Bukuria e lojës së futbollit qëndron më së shumti në aspektin e të paparashikueshmes.

Pikërisht kur mendoni se gjithçka që mund të ndodhë në futboll, ka ndodhur, diçka tjetër zë vend që iu lë përsëri të shokuar, transmeton Periskopi.

Futbolli vazhdon të vijë në forma befasuese dhe për këtë e duam.

Por cili është momenti më i shikuar në futboll në histori të YouTube?

Epo, falë një kërkimi nga ‘Essential Living’, e kemi përgjigjen.

Ata kanë përpiluar një listë të dhjetë momenteve më të shikuara në sport dhe fituesi ka më shumë se 15 milionë klikime.

Dhe është goli fantazmë i Bayer Leverkusenit kundër Hoffenheimit më 2013.

Stefan Kiessling goditi anën e jashtme të rrjetës dhe vendosi duart mbi kokë pasi humbi rastin. Mirëpo, topi disi u fut në brendësi të portës dhe ai fitoi golin, teksa nuk pati pothuajse fare protesta.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: