Golfi mbetet modeli më i shitur evropian

Sipas asaj që tregojnë të dhënat e mbledhura nga Jato Dynamics, Golfi sivjet mezi u radhit i pari. Kjo, ngase dallimi mes tij dhe Peugeotit në vendin e dytë mezi arriti në rreth 10,000 automobila, megjithëse viteve të kaluara Golfi konkurrentët i linte prapa për 100,000 automobila më shumë të shitur.
Prodhuesi nga Volksburgu tregut evropian ia ka siguruar 205,408 Golfa, që është për 27.9% më pak krahasuar me vitin 2020, dhe plot 50% më pak krahasuar me vitin 2019.
Në vendin dytë u radhit modeli Peugeot 208, i cili arriti deri te 196,869 blerës, përderisa modeli i tretë më i shitur doli Dacia Sander, me 196,792 ekzemplarë të shitur.
Dallimet mes pesë modele më të shitura në listë asnjëherë nuk kanë qenë më të vogla. Kështu i katërti është Renault Clio me 196,243 automjete të shitura, përderisa i pesti doli Peugeot 2008, me 194,653 ekzemplarë të shitur.