Golden State me sinjale të rrezikshme për kundërshtarët në NBA – 69 tentime për tri pikë ndaj Portland

Golden State me sinjale të rrezikshme për kundërshtarët në NBA – 69 tentime për tri pikë ndaj Portland

Golden State Warriors kanë dhënë sinjale të rrezikshme në ndeshjen para-sezonale kundër Portland Trail Blazers.

Nisur nga vlerësimi  i ndeshjeve të GSW në fazën parasezonale, duket se Warriors do të bëjnë një mal tentimesh nga distanca për tri pikë këtë sezon. Por, edhe do t’i konkretizojnë shumë të tilla.

Golden State kanë bërë shumë tentime nga distanca në ndeshjen e fituar me rezultatin 121-107 ndaj Portland Trail Blazers, në Monda Center, gjatë së hënës mbrëma, dhe gati sa arritën rekordin e NBA, përcjell Periskopi. Warriors ishin të saktë në 24 nga 69 gjuajtje për tri pikë, duke mbetur vetëm një tentim larg rekordit për 70 tentime nga distanca, rekord i vendosur nga Houston Rockets në janar të vitit 2019.

Megjithëse, edhe nëse Warriors do të tentonin më shumë për tri pikë, ata nuk do të vendosnin rekordin, meqë ndeshja ishte në fazën parasezonale. Por, megjithatë, statistika flet shumë për mënyrën se si GSW do t’i qasen aspektit ofensiv këtë sezon.

Kevon Looney ishte lojtari i vetëm nga 16 të Warriors që u aktivizuan të hënën dhe që nuk tentoi për tri pikë. Së paku katër lojtarë të GSW kanë shënuar të paktën tri herë nga distanca. Jordan Poole udhëhoqi skuadrën me 7 tentime të sakta, kurse Otto Porter Jr dhe Nemanja Bjelica kombinuan për 6/10 nga distanca, përcjell Periskopi.

“Ne do të shutojmë shumë këtë vit”, ka thënë Steve Kerr, trajneri i Golden State Warriors, pas fitores.

Warriors kurrë nuk kanë tentuar më shumë se 54 tre pikësha në sezonin e kaluar. Ata mund të mos bëjnë mesatare prej 69 gjuajtjeve këtë sezon, por qartë duket se do të kenë shumë më shumë tentime sesa sezonin e kaluar. /Periskopi/

Shpërndaje në: