Golden Eagle Ylli barazon serinë e finaleve ndaj Trepçës, ndeshja e pestë vendimtare
Skuadra e Golden Eagle Yllit ka barazuar rezultatin e finaleve ndaj Trepçës në 2:2.
Ekipi nga Suhareka shënoi fitore në shtëpi në Palestrën “13 Qershori” me rezultatin 75:71, shkruan Indeksonline.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Verge Jr – që realizoi 25 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe shtatë asiste.
Për ekipin mysafir, më i miri në fushë ishte Edge me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Ndeshja e pestë do jetë vendimtare për fituesin e Superligës këtë edicion në basketbollin kosovar. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Mitrovicë në Palestrën “Minatori”.