Gol i çmendur i Asllanit ndaj Ishujve Faroe në garë për ta fituar çmimin e javës nga ‘UEFA’
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar mbrëmë ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 1-3, për të marrë tre pikë tepër me rëndësi në një transfertë të vështirë.
Shqipëria tashmë ndodhet në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë.
Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani realizoi një gol fenomenal në këtë ballafaqim, ku u veçua edhe nga UEFA.Shtëpia e futbollit evropian ka veçuar golin e shqiptarit, i cili është në garë për ta fituar çmimin si më i miri i xhiros.
Ai është në garë me Bukayo Sakan e Anglisë, Guler të Turqisë dhe Sallain e Hungarisë.
Më poshtë mund të votoni për Asllanin:
Asllani. Saka. Güler. Sallai.
Who gets your vote? ⚽️ 🥇#EQGOTT | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 20, 2023