Goditja nga të nxehtët, si të veprojmë
Sfilitja nga të nxehtët ndodh kur trupi nxehet shumë.
Hipotalamusi, pjesë e trurit që kontrollon urinë dhe etjen, kontrollon gjithashtu edhe temperaturën e trupit. Normalisht trupi e ftoh veten duke djersitur. Por kur ekspozoheni në temperatura të larta për një kohë të gjatë (për shembull, kur punoni në ambient jashtë gjatë verës) dhe nuk zëvendësoni lëngjet e humbura, sistemi i trupit që rregullon temperaturën, “hutohet”. Si pasojë, trupi prodhon më shumë nxehtësi seç mund të çlirojë. Sfilitja nga të nxehtët kërkon vëmendje të menjëhershme, pasi mund të çojë në goditje nga të nxehtët, një gjendje jetëkërcënuese.
Shenjat dhe simptomat Njerëzit që kanë sfilitje nga i nxehti mund të përjetojnë simptomat dhe shenjat e mëposhtme:
Djersitje
Sfilitje
Dhimbje koke
Lëkurë të zbehtë
Etje
Rrahje zemre të shpeshta
Marrje mendsh, gjendje të fikëti
Të përziera, të vjella
Ngërçe abdominale dhe të muskujve
Rritje e tempëraturës mesatare
Dobësi
Nëse temperatura e trupit shkon mbi 40, ose nëse ndodh koma apo dridhje, pacienti mund të ketë goditje nga i nxehti. Nëse lihet i patrajtaur, goditja nga i nxehti mund të çojë në atak kardiak ose vdekje.
Sfilitja nga i nxehti ndodh më shpesh kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta dhe dehidratoheni, zakonisht për shkak të mos marrjes së mjaftueshme të lëngjeve. Ajo gjithashtu mund të ndodhë kur zëvendësoni sasi të mëdha të djersës me lëngje që nuk përmbajnë mjaftueshëm kripëra.
Kush rrezikohet më shumë?
Faktorët e mëposhtëm rrisin rrezikun për zhvillimin e sfilitjes nga i nxehti:
Të qenët i dehidratuar Mosha (të moshuarit dhe fëmijët nën 5 vjeç)
Sëmundjet dhe çrregullimet kronike
Obeziteti Shtatzënia
Sëmundjet kardiovaskulare (të zemrës)
Hipertensioni
Sëmundjet e frymëmarrjes
Alkooli
Sfilitja fizike në të nxehtë ose ambientet me lagështirë (atletët, personeli ushtarak dhe punëtorët e ambienteve të jashtme janë më në rrezik) Marrja e ilaçeve që ndërhyjnë me aftësinë e trupit për të ftohur veten, duke përfshirë antipsikotikët, qetësuesit, antihistaminat, antidepresantë, beta-bllokuesit dhe disa hape gjumi.
Çfarë të prisni nga mjeku?
Nëse keni simptoma të sfilitjes nga i nxehti, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Doktori do të bëjë një ekzaminim fizik, do t’ju masë presionin e gjakut, pulsin dhe temperaturën dhe do të vlerësojë sa të dehidratuar jeni. Doktori mund të kërkojë edhe kryerjen e analizave të gjakut dhe urinës.
Mënyrat e trajtimit
Parandalimi
Nëse po punoni apo ushtroheni në të nxehtë, pini shumë lëngje para, gjatë dhe pas aktivitetit. Marrja e masave të mëposhtme mund të parandalojë sfilitjen nga i nxehti: Mundohuni të qëndroni në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar në ditët e nxehta. Pini më shumë lëngje se zakonisht. Pirja e lëngjeve gjatë usthrimeve, për shembull, mund të përmirësojë funksionin e zemrës, duke mirëmbajtur veshkat dhe duke ulur temperaturën e brendshme të trupit. Dehidrimi mund të ushtrojë presion mbi zemrën dhe të ulë aftësinë e veshkave për të mbajtur një ekuilibër të elektroliteve. Kontrolloni rregullisht njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj të nxehtit (si për shembull, të moshuarit) Shmangni alkoolin Pini ujë ose pije natyrale të ëmbëlsuara. Pini dy gota ujë 30 minuta para se të ushtroheni dhe 1 gotë ujë çdo 20 minuta gjatë aktivitetit fizik. Bëni banjë të freskët Vishni rroba të gjera e të lehta Parandalimi afatgjatë i sfilitjes nga i nxehti përfshin ushtrime të rregullta, të miratuara nga mjeku. ATa që ushtrohen rregullisht gjatë gjithë kohës, i lejojnë trupat e tyre të përshtaten me kusthet e të nxehtit dhe e tolerojnë më shumë aktivitetin në ditë të nxehta./ Shendeti.com.al