Goditi për vdekje një këmbësor në rrugën Lushnje-Berat, arrestohet 54-vjeçari
Është arrestuar një 54-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Aksidenti ku humbi jetën një person ka ndodhur mesditës e së martës, raporton Abcnews.al.
Tutje, bëhet e ditur se personi i cili u godit nga vetura ishte i moshës 63-vjeçare dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.