Goditet Superliga Evropiane, BE: Dënimet e FIFA-s ndaj klubeve kanë bazë ligjore

Goditet Superliga Evropiane, BE: Dënimet e FIFA-s ndaj klubeve kanë bazë ligjore

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s që u japin atyre të drejtën për të bllokuar klubet nga anëtarësimi në një ligë të shkëputur dhe për të penalizuar lojtarët janë në përputhje me ligjin e BE-së, tha të enjten një këshilltar i gjykatës më të lartë evropiane.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë mori vendimin pas një mosmarrëveshjeje midis dy organeve dhe Superligës Evropiane, e cila u shpërbë brenda 48 orëve në prill të vitit 2021 pas një reagimi të ashpër nga tifozët, raporton Periskopi.

Por, Avokati i Përgjithshëm, Athanasios Rantos, në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së vendosi të enjten: “Rregullat e FIFA-UEFA-s sipas të cilave çdo kompeticion i ri i nënshtrohet miratimit paraprak janë në përputhje me ligjin e konkurrencës së BE-së.”

Vendimi i plotë nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së pritet në pranverën e vitit 2023./Periskopi/

Shpërndaje në: