Godet Roberti: Të gjithë shqiptarët e kanë nga një dashnore
Këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur për një temë që rrallëherë hapet në televizione.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.
“Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime.
“Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,” tha Berisha.
Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur.
Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.