“Godet” Lewandowski: Historia ime në Bayern ka përfunduar
Si duket Rober Lewandowski ka vendosur për të ardhmen e tij.
Lewa me shumë gjasë do t’i bashkohet Barcelonës edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, shkruan Periskopi.
Ai në një prononcim për media sot tha se ka përfunduar historia e tij tek Bayerni dhe se ai po shikon për një klub të ri.
“Historia ime në Bayern ka përfunduar. Nuk mund të imagjinoj bashkëpunim të mëtejshëm pas asaj që ndodhi gjatë muajve të fundit. Bayerni është një klub serioz, kështu që shpresoj se nuk do të më mbajnë vetëm sepse munden. Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët”, tha ai.