“Godas Kuq e Zi, marr frymë shqip” – Shefat Isufi shpallet kampion bote në kategorinë WBF
Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi e ka fituar meçin e madh ndaj bokserit bullgar, Grigor Saruhanian.
Me këtë fitore, Shefat Isufi u shpall edhe kampioni i Botës në peshat gjysmë të rënda për brezin WBF, shkruan Periskopi.
Isufi e fitoi këtë meç pas vendimit të gjyqtarëve, pasi nuk kishte nokaut për 12 runde.
Kujtojmë se ku meç kishte 12 runde dhe u zhvillua në stadiumin ‘Infinit Arena’ në Mynih të Gjermanisë.