Gliha për Zhegrovën: Klubi vendosi që ai të mos vijë, nuk është fundi i botës
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka folur rreth mungesës së Edon Zhegrovës në listën e të ftuarve.
Sipas trajnerit slloven, klubi i Lille ka vendosur që 24-vjeçari të mos jetë i grumbulluar për ndeshjen e ndaj Izraelit, që zhvillohet sonte.
“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”, ka thënë Gliha për “Klan Kosova”.
Gliha shtoi se kjo nuk është diçka e re për të.
“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë. Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.
Zhegrova u paraqit sot për Lille në ndeshjen ndaj Toulouse, që përfundoi baras 1:1. Ai kontribuoi me asistim.
Edhe Amir Rrahmani u paraqit te Napoli. Kapiteni gjithashtu nuk është i grumbulluar me “Dardanët”. /Gazeta Express/