Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës për herë të dytë

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës për herë të dytë

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca – i vetmi nga deputetët e VV-së që kishte para vetes një flamur kuq-e-zi – mori votat e mjaftueshme për të ushtruar detyrën e Kryetarit të Kuvendit në Legjislaturën e VIII.

Ai ishte zgjedhur kryetar Kuvendi edhe vitin e kaluar, por pastaj i kishte liruar këtë detyre znj.Vjosa Osmani, përcjell Periskopi.

Ai mori 69 vota për, mes tyre edhe deputetë të PDK-së, siç ishte Xhavit Haliti por ndoshta edhe të tjerë.

33 vota ishin kundër.

Asnjë nuk kishte abstenuar. /Periskopi

Shpërndaje në: