Glauk Konjufca: Në këto zgjedhje ne po garojmë me gratë e burrat më të mirë, ndër ta edhe Ilir Kërçeli
Kandidati për deputet, që aktualisht është shef i kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, mori lëvdata të mëdha nga ky i fundit, shkruan Periskopi.
Konjufca u shpreh se VV në këto zgjedhje po garon me gratë e burrat më të mirë, ndër ta edhe Ilir Kërçelin.
Ai duke e falënderuar Kërçelin shtoi se Iliri dha një kontribut te çmueshëm për reformat në Kuvend.
“Duke e ushtruar qysh nga fillimi i kësaj legjislature përgjegjësinë e shefit të stafit në kabinetin tim, Iliri dha një kontribut te çmueshëm për reformat në Kuvend. Ai ishte personi kyç edhe për projektin e pajisjeve të reja elektronike. Në këto zgjedhje ne po garojmë me gratë e burrat më të mirë. Ndër ta është edhe Ilir Kërçeli”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Postimi i plotë: