Gjysmë ore pritje për të dalë nga Merdarja
Të gjithë ata që ia mësyjnë të dalin nga Kosova përmes Pikës Kufitare në Merdarë, për momentin duhet pritur 25 minuta deri në gjysmë ore.
Daljet nga Dheu i Bardhë ose Bernjaku, zgjasin deri në 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare tokësore, daljet shkojnë 3 deri në 5 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.