Gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga ky infeksion
Malaria është një sëmundje që vazhdon të prekë miliona njerëz çdo vit dhe rezulton në humbjen e rreth 400.000, kryesisht fëmijëve në Afrikë.
Arsyeja për një statistikë të tillë të zezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, është ngecja në luftën kundër këtij infeksioni.
OBSH ka paralajmëruar se fondet po grumbullohen kundër sëmundjes, një fëmijë vdes çdo dy minuta, dhe se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik të infektohet nga malaria.
Organizata Botërore u ka bërë thirrje vendeve donatore dhe qeverive të vendeve më të prekura nga kjo sëmundje e mbartur nga mushkonja që të forcojnë luftën e saj.
“Bota ka treguar që mund të bëhet përparim. Por përparimi është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme, “tha eksperti i OBSH-së për malarie, Pedro Alonso.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i të sëmurëve nga malaria ra nga 239 milionë në vitin 2010 në 214 milionë në vitin 2015.
“Numri i vdekjeve ka rënë nga 607,000 në vitin 2010 në 500,000 në vitin 2019, shtoi Alonso.