Gjyshja 48-vjeçare rrëfen sekretin e “rinisë” së saj
Por cili është sekreti i Belinda White që duket një gjyshe kaq e bukur?
Ajo nuk konsumon asgjë shtazore dhe prej vitesh ushqimi i saj parësor janë frutat.
Gjyshja nga Rotherham, South Yorkshire, në Britaninë e Madhe, nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe me një nip 6 javësh, ha mbi 20 fruta në ditë.
Ajo tregon për “The Sun” se mjekët i kanë thënë që “gëzon trupin e një atleteje”.
“Ndihem shumë mirë në çdo sens. Më duket sikur çdo ditë që kalon bëhem gjithnjë e më e re. Dukem si 28-vjeçare, por në të vërtetë jam 46”.
Shumë persona nuk e besojnë moshën reale të Belindës, e cila falë dietës duket shumë më e re nga ç’është në të vërtetë.