Gjyshja 46-vjeçare ushqen me gji mbesën 10-muajshe, në internet shpërthejnë kritikat “Je e sëmurë, duhesh paditur”

Gjyshja 46-vjeçare ushqen me gji mbesën 10-muajshe, në internet shpërthejnë kritikat “Je e sëmurë, duhesh paditur”

Julia Cannons nuk e kishte marrë kurrë me mend se do të bëhej nënë në një moshë kaq të re, mirëpo kur infermieret i vunë për herë të parë në kraharor Naomi-n gjithçka ndryshoi. Nga ai moment e deri më sot kanë kaluar 10 muaj dhe për 21-vjeçaren nga Missouri gjërat janë bërë më të lehta falë ndihmës së mamasë. Sigurisht që çdo vajzë dëshiron të ketë pranë nënën e saj gjatë hapave të parë të rritjes së një fëmije, por në rastin e Julia-s ndihma shkon më tej, pasi mamaja e saj Angela ushqen me gji mbesën e saj qëkur ishte katër muajshe.

Kur bëhet fjalë për ushqyerjen dhe rritjen sa më të shëndetshme të fëmijëve, të gjitha nënat bashkohen në një pikë të përbashkët:qumështi i gjirit është ideali, sidomos gjatë vitit të parë të jetës së një fëmije. Ai përmban vlera të panumërta ushqyese që forcojnë sistemin imunitar të fëmijës, ulin rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes etj. Por a është normale që një mama dhe një gjyshe të ushqejnë njëkohësisht me gji një fëmijë?

Për Julia-n, kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur dhe ndihma e mamasë së saj i ka dhënë mundësinë që ajo t’i rikthehet studimeve. ‘’Të jesh prind i vetëm, aq më tepër vetëm 20 vjeç, nuk është aspak e lehtë. Kur mora vesh se isha shtatzënë doja të abortoja, por mami më qëndroi pranë dhe më tha se do të më ndihmonte me gjithçka. Kurrë nuk e kisha menduar se ajo mund të ushqente me gji Naomi-n.

Përpara se t’i jepja aprovimin tim, i është nënshtruar tomografisë së kompjuterizuar, një ekzaminim që kap në stadin e parë çdo sëmundje. Motra ime ka lindur para katër vitesh dhe mamaja ime e ushqen akoma me gji, kjo është edhe arsyeja kryesore pse i besova vajzën time.’’ Rasti i mamasë 21-vjeçare dhe gjyshes mëndeshë ka shkatuar shumë polemika, sidomos tek nënat e reja që e kanë quajtur aspak normale sjelljen e tyre.

Shpërndaje në: