Gjyshet ende dëshirojnë seks, e veçanërisht nëse janë beqare

Gjyshet ende dëshirojnë seks, e veçanërisht nëse janë beqare

Disa zbulime tregojnë se gratë janë më aktive seksualisht përtej moshës 70 vjeçare, nëse veç janë beqare.

Por, kur është fjala për gjyshet që janë në lidhje, mundësitë janë të mëdha që e kundërta e asaj që e cekëm lart është e vërtetë

Hulumtuesit e North American Menopause Society kanë zbuluar se gratë e vjetra beqare janë ende të gatshme për seks, pavarësisht se një në shtatë gra të moshave 65 deri 79 vjet vuajnë nga disfunksioni i dëshirës hipoaktive seksuale.  Kjo gjendje është e karakterizuar nga mungesa e dëshirës seksuale dhe nivelet e vogla të libidosë.

Një pyetësor me më shumë se 1,500 gra të moshave 65 dhe 79 vjet, i ka pyetur gratë e moshuara rreth funksionit të tyre seksual dhe stresit.

Nga të gjitha gratë e anketuara, 52.6 për qind e tyre ishin në lidhje përderisa ishin mesatarisht 71 vjet të vjetra.

Në këtë grup, hulumtuesit kanë zbuluar se 88 për qind e tyre vuajnë nga nivelet e vogla të libidosë, përderisa 15 për qind kanë raportuar për ankth personal dhe 13.6 për qind kanë qenë të diagnostikuara me disfunksion të dëshirës hipoaktive seksuale.

Hulumtuesit, siç e cekem edhe më lart, kanë zbuluar se problemet e tilla seksuale janë më të zakonshme te gratë e moshuara që janë në lidhje. Pra, gjyshet beqare janë më të prira të jenë seksualisht aktive.

Zbulimet, e publikuara në revistën Menopause, kanë zbuluar se këto gra prapëseprapë mund të kenë thatësi vagjinale, depresion dhe mos funksionim të komblikut.

Shpërndaje në: