Gjyqtari Pawson ankohet në FA për sjelljen e pahijshme të lojtarëve të United në ndeshjen ndaj Newcastle

Gjyqtari Pawson ankohet në FA për sjelljen e pahijshme të lojtarëve të United në ndeshjen ndaj Newcastle

Manchester United është akuzuar nga FA për dështimin për të kontrolluar lojtarët e tyre që rrethuan gjyqtari Craig Pawson kur ai nuk pranoi një gol të Cristiano Ronaldos në barazimin e së dielës me Newcastle.

Pawson është ankuar direkt në FA për lojtarët e United që nuk u sillën në mënyrë të mirë në minutat e 49-të të kësaj ndeshje’. United ka afat deri të enjten për t’u përgjigjur, përcjellë Periskopi.

Ronaldo, i cili javën e kaluar pranoi një akuzë për sjellje të pahijshme të FA, mendoi se kishte shënuar gol të rregullt kur ai ia mori topin Nick Pope, kur portieri i Newcastle përgatitej të largonte topin.

Portugezi mendoi se lojtari i Newcastle ia kishte pasuar topin portierit dhe loja mund të vazhdonte, ai më pas grabiti topin dhe shënoi gol.

Por, për gjyqtarin kjo nuk ishte ashtu dhe rezultati mbeti i pandryshuar në 0:0.

VIDEO

 

Shpërndaje në: