Gjyqtari i Speciales bëhet nervoz kur Nuhi Bytyçi i përmend masakrat serbe në Kosovë: E panevojshme

Gjyqtari i Speciales bëhet nervoz kur Nuhi Bytyçi i përmend masakrat serbe në Kosovë: E panevojshme

Nuhi Bytyçi, gazetari i luftës, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Kur nisi ta merrte në pyetje avokati Luka Misetiq, dëshmitari tregoi se Prokurorisë i ka dhënë shumë materiale që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë.

“Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, tha ai.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e kryetarit të trupit gjykues, Charls Smith. Ky tha se kjo deklaratë ishte e panevojshme.

“Kjo ishte e panevojshme”, tha ai.

Shpërndaje në: