Gjyqtari bëri një gabim aq të tmerrshëm për Milanin, sa që ai tash po përballet me pezullim të rëndë

Gjyqtari bëri një gabim aq të tmerrshëm për Milanin, sa që ai tash po përballet me pezullim të rëndë

Derisa shumica e fansave të futbollit po e shikonin ceremoninë ‘Më i Miri’ të FIFA-s të hënën mbrëma, Milani po luante kundër Spezias në Serie A.

Milani pati mundësinë të shkonte në krye të tabelës me një fitore kundër Spezias. Por pavarësisht se pati epërsinë në pjesën e parë, pësoi humbje shokuese 2-1 në fund.

Por kjo nuk është storia e plotë.

Kjo pasi ndodhi një gabim i tmerrshëm në kohën shtesë, që i mohoi epërsinë Milanit, transmeton Periskopi.

Derisa nikoqirët bën presion për golin e fitores, Ante Rebic lansoi një goditje nga afërsia e zonës. Derisa po përgatitej të gjuante, u zu nga një mbrojtës nga prapa. Topi pastaj u devijua në këmbët e Junior Messias, i cili shënoi në mënyrë brilante në qoshen e epërme të portës.

Sidoqoftë, derisa topi po udhëtonte drejt portës, gjyqtari Marco Serra vërshëlleu për një ndërhyrje në favor të Milanit.

p1fplvq5s8cin1m3917kqchfn1ad.jpg

Futbollistët e Milanit menjëherë e rrethuan gjyqtarin, i cili kërkoi falje për gabimin.

Për ta bërë edhe më të rëndë situatë, Spezia arriti ta fitojë ndeshjen në kohën shtesë me një gol.

Ouch…

Derisa Serra meriton kredit që pranoi gabimin në fushë, tash po raportohet nga ‘La Gazetta dello Sport’ se ai po përballet me një ‘pezullim të gjatë’.

Raportoi potencon se asociacioni i gjyqtarëve (AIA) i ka kërkuar falje Milanit. Ata gjithashtu kanë potencuar se Serra bëri disa gabime gjatë ndeshjes, përfshirë një penallti të pastër për Milanin në pjesën e parë, e cila u vu re vetëm pasi u shikua nga VAR.

Pezullimi i zakonshëm për gjyqtarët pas një paraqitjeje të dobët është dy ndeshje, por gazeta e lartpërmendur thotë se mund të jetë më i gjatë se kaq. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: