Gjykatësi kërkoi të ndërpritej seanca në mënyrë që të pushojë Jakup Krasniqi

Gjykatësi kërkoi të ndërpritej seanca në mënyrë që të pushojë Jakup Krasniqi

Pas dëshmisë tre ditore të Fadil Gecit në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka filluar dëshminë e tij ish-komandanti i UÇK-së Nuredin Ibishi, i njohur me nofkën ‘Leka’ por seanca u ndërpre pa planifikim.

Pas kthimit në seancë, gjykatësi Charles Smith kërkoi pushim deri në ora 13:30 në mënyrë që t’i jepet mundësi ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të pushojë.

“Që të jemi të sigurt dhe t’i lejojmë z. Krasniqi të pushojë pak, tani do të bëjmë pushimin e drekës deri në orën 13:30 dhe pastaj do të vazhdojmë me sencën e pasditës në orën 14:30″, deklaroi gjyqtari Smith.

Seanca tashmë ka filluar ku po dëshmon ish-komandanti Ibishi.

Shpërndaje në: