Gjykata vendos ndaj të akuzuarit për huliganizëm dhe sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi në Zveçan më 2023

Gjykata vendos ndaj të akuzuarit për huliganizëm dhe sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi në Zveçan më 2023

Dalibor Spasiq është dënuar nga Gjykata e Mitrovicës për pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm, si dhe për veprën penale sulm ndaj gazetarit të Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi gjatë protestave të dhunshme të pjesëtarëve të komunitetit serb, më 31.05.2023 në Zveçan.

I akuzuari Dalibor Spasiq është dënuar me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajsh, sipas Gjykatës pasi ka kryer veprën penale, pjesërmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit, zëvendësohet në dënim me gjobë në lartësi prej 8 mijë euro.

Ndërsa për veprën penale sulm gjykata i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 2 mijë euro.Gjykata të akuzuarit i ka përcaktuar dënim unik në lartësi prej 10 mijë euro. Shpallja e aktgjykimit është bërë më 13.02.2025./kallxo.com/

Shpërndaje në: