Gjykata urdhëroi Kurtin të paraqitet në Prokurori, vjen reagimi nga Kryeministria

Gjykata urdhëroi Kurtin të paraqitet në Prokurori, vjen reagimi nga Kryeministria

Pasi Gjykata urdhëroi Kurtin që të paraqitet në Prokurori si dëshmitar, ka ardhur reagimi nga kabineti i Kryeministrit.

Përparim Kryeziu ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sqarim për publikun

Sot gjatë ditës Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore pikërisht si përgjigje ndaj Njoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025. Për këtë ne ende po presim përgjigje nga Gjykata.

Pra, raportimet e orës të fundit se Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Kurti të paraqitet si dëshmitar, nuk janë përgjigje ndaj letrës sonë që e kemi publikar sot, por bazohen në Njoftimin e Gjykatës së datës 21 shkurt të cilit Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur sot, 28 shkurt (https://www.facebook.com/share/p/12CmrUia8hg/?mibextid=wwXIfr).

Me ose pa qëllim, deklarata që Gjykata Themelore u ka dhënë medieve sot po përdoret për keqinformim duke krijuar opinionin e gabuar se përkundër përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit Gjykata ka urdhëruar Kryeministrin Kurti që të paraqitet në prokurori.

LAJMI I FUNDIT: Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokuroinë Speciale

Shpërndaje në: