Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes, KQZ urdhërohet ta certifikojë Listën Serbe
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rreth certifikimit të Listës Serbe.
Përmes kësaj, KQZ-ja është urdhëruar që ta certifikojë Listën Serbe dhe kandidatët e saj për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit 2025, sipas “Klan Kosova”.