Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit të tij në zyrën e Bashkisë, në datën 10 shkurt.

Veliaj nuk u paraqit në ambientet e GJKKO-së, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës. Gjyqtari Erjon Bani vendosi gjatë seancës të mos rikthente aparatin celular të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Aparati celular është marrë si dëshmi për hetimin sa i përket provave për të cilat më pas është bërë dhe arrestimi i Veliajt.

Shpërndaje në: