Gjykata merr vendim për vrasjen aksidentale në familjen Sopaj në Mushtisht

Periskopi.com Lajme

Sot në Gjykatën Themelore në Suharekë ka shpallur dënimin për vrasjen e cila ka ndodhur aksidentalisht në ahengun e familjes Sopaj në Mushtisht të Suharekës, raporton Zëri.info.

Xhaxhai i viktimës i cili dyshohet se aksidentalisht ka kryer vrasjen, është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Gjyqtari i rastit, Robert Tomaj, ka thënë për “Zeri.info”, se është shqiptuar masa e paraburgimit.

“Deri më 14 maj i dyshuari është në paraburgim” tha ai për zërin.

Shpërndaje në: