Gjykata merr vendim për rastin e Fjolla Morinës
Gjykata e Kukësit vendosi ta lë në arrest shtëpie Fjolla Morinën.
Këngëtarja u kap pak ditë më parë në Morinë, pasi në çantën e saj autoritetet gjetën një pistoletë.
Për dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet me të, Gjykata e Kukësit vendosi arrest në burg për 30 ditë, deri në përfundim të hetimeve.
Këngëtarja pretendoi se ishte shtatzënë, por ekoja e dytë zbuloi se në fakt kjo nuk ishte e vërtetë.
Avokatja e Morinës i tha gjykatëse se arma e gjetur në çantën e klientes së saj ishte pistoletë zhurmuese dhe një çakmak./tvklan.al