Gjykata e Lartë lë në burg ish-deputetin, Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë lë në burg ish-deputetin, Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë ka vendosur ta lë në burg ish-deputetin demokrat në Shqipëri, Ervin Salianjin, duke rrëzuar kërkesën e tij për për zhvleftësimin e vendimit të datës 18 dhjetor 2019, marrë nga Gjykata Penale për dënimin e tij me 1 vit burg.

Duke mos pranuar rekursin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij.

“VENDOSI: Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftim./A2CNN

Shpërndaje në: