Gjykata dënon më 17 vjet burgim bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Është dënuar me 17 vite burg, i pandehuri 49-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, për vrasje të rëndë, nga Gjyakat e Qarkut në Badenit.
Sipas mediumit albinfo.ch, avokati i të dënuarit kishte kërkuar dënim me 8 vjet burgim, për vrasje nga pakujdesia ose vrasje në afekt, por që trupi gjykues vendosi ndryshe.
Ata njëzëri e kanë dënuar 49-vjeçarin me 17 vjet burgim për vrasje të rëndë, ndërsa prokuroria publike kishte kërkuar 18 vjet.
I dënuari gjithashtu duhet të paguajë dëmshpërblimin e të mbijetuarve prej 200,000 frangash.
Në një pjesë të aktakuzës së prokurorisë thuhet se: “Pak më vonë ai telefonoi numrin e urgjencës. “Telefonata 15-minutëshe tregon në mënyrë mbresëlënëse se sa indiferent ishte ai ndaj vdekjes së gruas së tij”, tha prokurori publik.
Prokurori po ashtu kishte akuzuar 49-vjeçarin se e ka bërë qëllimisht në atë mënyrë që dera e banjës të mos lihej e hapur, pavarësisht udhëzimeve telefonike të policisë, të cilat ai i ka mohuar, shkruan Tages Anzeiger.
“Nuk kisha forcë në situatë”, shpjegoi i akuzuari. Një ndihmës mjek e ka thyer derën pa asnjë problem. Gjithçka që mundi të përcaktonte ai, ishte vdekja e Shqiponja Isufit.